Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë. Mësohet se një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa të plagosur kanë mbetur 2 persona.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i automjetit 44-vjeç dhe bashkëshortja e tij, pasagjere.
Raportohet se të plagosurit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”, automjeti me drejtues shtetasin Ll. N. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin P. N..
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Ll. N., 44 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja A. N. (bashkëshortja e tij), të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje