TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2025, 09:14

Asgjesohen rreth 12 mijë fidanë kanabis në Shkodër, nis hetimi për 4 zyrtarë vendorë!

Shkruar nga Pamfleti

Asgjesohen rreth 12 mijë fidanë kanabis në Shkodër, nis

Rreth 12 mijë fidanë kanabis janë agjesuar në Shkodër.

Sipas policisë, ka nisur hetimi për 4 persona: shtetasi A. M., inxhinier pyjesh për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre dhe dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.

Mësohet se 455 bimë narkotike u asgjësuan në njësinë administrative Pult, Shkodër ku nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve.

Ndërsa, 11 748 bimë narkotike janë kapur në njësinë administrative Temal, Vau i Dejës.

"Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.

Bazuar në inteligjencën policore dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Rastet konkrete:

Njësia administrative Pult, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Njësia administrative Temal, Vau i Dejës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike. Për këtë rast u proceduan: Kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre; Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve", njofton policia.

Lini një Përgjigje