TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2025, 17:28

Përfundoi mbi trotuar dhe përplasi 5 këmbësorë, arrestohet autori i “çmendurisë” në Kamëz (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundoi mbi trotuar dhe përplasi 5 këmbësorë,

Policia ka vënë në pranga autorin e çmendurisë në Kamëz, i cili përfundoi mbi trotuar dhe përplasi 5 këmbësorë.

Fatmirësisht këmbësorët kanë marrë dëmtime të lehta dhe nuk ka pasur viktima. Autori është identifikur si Përparim Bilja, 39 vjeç. 

Njoftimi i policisë

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.  

Bllokohet automjeti tip “Audi” dhe  39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje