TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2025, 14:00

Dështoi dy herë të vriste biznesmenin, arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj

Shkruar nga Pamfleti
Dështoi dy herë të vriste biznesmenin, arrestohet në
Arrestohet në Tiranë, Astrit Sinanaj

Astrit Sinanaj, i dënuar me 22 vite burg dhe që mban mbi kurriz katër vepra të rënda penale është arestuar dje në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila e ka dënuar 49-vjeçarin me 22 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kujtojmë se më 24 prill të vitit 2023 Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që shpalli fajtor dhe dënoi me burg  49-vjeçarin që tentoi të vriste më 6 maj të 2017-ës biznesmenin Fuad Verzivollin, duke i  vendosur 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Por si ndodhën dy atentatet e dështuara në Elbasan, që përgatiti Sinanaj, planet për të vrarë biznesmenin Fuad Verzivolli?

Në datën 6 maj të vitit 2017, Astrit Sinanaj i vendosi 1 kg tritol të llojit C4, poshtë makinës së biznesmenit Fuad Verzivolli. Lënda plasëse u konstatua nga nëj person në zonë, i cili telefonoi kushëririn e tij që punon polic.

Sipas dosjes së Prokurorisë, oficeri i policisë gjyqësore pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Elbasan i quajtur Saimir Dika, ka pohuar se ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shkuar policia dhe ka rrethuar zonën. Në dëshmi, ai ka treguar se ëhstë njoftuar nga një i afërm i kolegut të tij.

“… Në datën 6 maj 2017 rreth orës 09:45 minuta kam qenë duke pirë kafe tek bar “Grandi” dhe më ka telefonuar djali i hallës së një kolegut tim Libiond Përmarku dhe quhet Martin Gjergji dhe më ka thënë se përpara lokalit që unë kam me qëra, dyshohet se është një bombë. Unë i kam thënë se telefono policinë dhe i thashë numrin 129, Pas kësaj telefonate ka shkuar tek vendi i ngjarjes dhe në momentin që po bënte një foto ka dëgjuar një plasje si ato të kapsollave që përdorin fëmijët në raste festash,”- mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera.

Kamerat e sigurisë të bizneseve përreth tregonin se një person që vendos sasinë e tritolit dhe më pas largohet me një automjet “Fiat”. Sipas targës së mjetit, u thirr për t;u marrë në pyetje Thanas Thoma, i cili rezultoi të ishte pronari.

Gjatë dëshmisë, ai deklaroi se në atë datë, ka kaluar me makinë në qëndër të Elbasanit, ku aty ishte takuar me një të njohurin e tij të quajtur Astrit Sinanaj, të njohur nëpërmjet një shokut të tij të quajtur Martin Arapi.

“U ulëm në barin e kazinosë ku punoj së bashku me Astritin, pimë një kafe dhe më pas ika në shtëpi,”- mësohet të ketë thënë ai.

Për këtë ngjarje është marr në pyetje dhe Astrit Sinanaj, i cili ka pohuar se nuk kishte njohje me biznesmenin Fuad Verzivolli, dhe se ishte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Por, Sinanaj nuk u dorëzua. Disa ditë më vonë, ai organizoi një tjetër atentat. Këtë herë vendosi një sasi tritoli në derën e lokalit të biznesmenit Fuad Verzivolli me emrin “Club Havana” në Elbasan. Edhe këtë herë, shënjestra nuk u prek, por Sinanaj nuk u shpëtoi prangave.

Ai u arrestua bashkë me bashkëpunëtorin e tij Thanas Thoma. Dy të pandehurit Sinanaj dhe Thoma, në momentin e arrestimit kanë kuptuar se në qelinë e tyre ndodhej një pajisje përgjimi. Ka qenë Sinanaj ai që i ka bërë me shenjë shokut të tij Thoma që të mos fliste, pasi po i përgjonin, kështu nga fjalët e të pandehurve nuk u mor vesh gjë.

“Mos fol se do përfundojmë keq,”- mësohet të ketë thënë Sinanaj.

Pas hetimeve të mëtejshme u arrestua edhe Gentian Kllogjri. Për çështje verifikimesh, të pandehurit u liruan pas 40 ditësh nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan, por Gjykata e Apelit në Durrës e kundërshtoi këtë masë. Apeli kërkoi kthimin në burg të Sinanajt, por tashmë ishte shumë vonë. 42-vjeçari nuk u gjet në banesë kur efektivët shkuan ta arrestonin. Pas dy vitesh ai u arrit të arrestohej dhe sot ka marrë dënimin.

Astrit Sinanaj njihet edhe si kushëriri i Julian Sinanajt, i cili mban edhe nofkën ‘Ujku i Vetmuar’.

Julian Sinanaj është dënuar me 30 vite burg. Ai ka rrëfyer për grupin hetimor se ka ndërtuar bombën, e cila më pas u vendos në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Ka vrarë biznesmenin Agron Çela në Vlorë, peshkatarin Sokol Veizaj në Orikum, ka vendosur tritolin në shtëpinë e Ardian Kollozit deputet i PD si dhe do të vriste biznesmenin e gazit Piro Bare. Për bashkëpunimin me drejtësinë Sinanaj i shpëtoi burgimit të përjetshëm dhe u dënua vetëm me 30 vite burg.

arrestohet në tiranë astrit sinanaj

Lini një Përgjigje