TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2025, 11:54

Akuzohet se pastroi paratë e Çopjave, zbardhet arsyeja pse GJKKO liroi nga qelia Arnis Stafën, çfarë zbuluan të dhënat e TIMS 

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se pastroi paratë e Çopjave, zbardhet arsyeja pse GJKKO

Gjykata e Posaçme vendosi ditën e sotme zbutjen e masës së sigurisë për Armis Stafën, i cili dyshohet nga SPAK për pastrim parash në funksion të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.

Vendimi i GJKKO vjen pasi avokati i Stafës ka dorëzuar para gjykatës të dhëna nga sistemi TIMS se në periudhën kur pretendohet se klienti i tij ka kryer krimin, nuk ndodhej fare në territorin shqiptar.

Sipas tij Stafa në periudhën 19.12.2019 deri më 30. 10. 2022 ndodhej në shtetin italian, i bllokuar për shkak të rregullave të vendosura me qëllim kontrollin e pandemisë dhe Covidit.

Gjykata vendosi lirimin e tij nga qelia dhe vendosjen në “Arrest në shtëpi” deri në verifikimin e fakteve dhe pretendimeve të mbrojtjes.

Lini një Përgjigje