TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2025, 11:02

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, ekstardohet nga Spanja 25-vjeçari shqiptar 

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë

Një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë vrasjeje është ekstraduar nga Spanja. 

I riu  Sorel Cenaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Kukësit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ai akuzohet se në vitin 2023 ka tentuar të vrasë shtetasin me iniciale A. E.,  në një lokal në lagjen nr. 5 të Kukësit duke e goditur me mjet prerës.

"Rinas- Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. Si rezultat i bashkëpunimit me partnerët spanjollë, ekstradohet nga Spanja, një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë për vrasje, në vitin 2023, në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, 25-vjeçari dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, një tjetër shtetas", njofton policia. 

Lini një Përgjigje