TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2025, 10:23

Me kokainë dhe armë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

Me kokainë dhe armë në makinë, arrestohen dy persona në

Një 38-vjeçar dhe një 34-vjeçar janë vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi u kapën me armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ali Demit”, ku gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit që ai drejtonte, si dhe më pas në banesën e tij, u zbuluan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, rreth 304 gramë kokainë, 131 tableta ekstazi, tre peshore elektronike si dhe pjesë armësh.

Mësohet se i arrestuari është Krisald Kundraxhi, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Së bashku me të është ndaluar edhe Jurgen Kovaçi, 34 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në automjetin e Kundraxhit dhe akuzohet për moskallëzim krimi

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në  vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Krisald Kundraxhi dhe pasagjer shtetasin Jurgen Kovaçi

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit Krisald Kundraxhi. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Krisald Kundraxhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Jurgen Kovaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje