TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2025, 10:20

GJKKO rrëzon kërkesën e kopshtarit të “Golden Resort”, SPAK: Transporti në dy makina i trupit të Jan Prengës u bë në një garazh 

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO rrëzon kërkesën e kopshtarit të “Golden

Togat e zeza të Apelit të Posaçëm kanë vendosur të rrëzojnë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bixhdilit për t’u shfaqur në seancë pamjet filmike nga kompleksi “Golden Resort” i Altin Hajrit ku u filmua për herë të fundit trupi i Jan Prengës.

Sipas SPAK, trupi i 49-vjeçarit që u rrëmbye 5 vite në parë në Kamzë dhe u zhduk pa asnjë gjurmë, u transportua në garazhin e resortit nga njëra makinë në tjetrën.

Prokurori i çështjes pretendon se Fesatim Bexhdili ishte prezent dhe është larguar së bashku me personat e tjerë.

Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje në mënyrë gabuar.

Seanca është shtyrë për në datë 26 qershor.

 

Lini një Përgjigje