
Një aksident i rëndë është regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Thumanë, ku një person ka humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Fushë Gjorëm, teksa të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në spitalin e Traumës në Tiranë. Aktualisht mësohet se 3 të plagosur po marrin trajtim tek Trauma, ndërsa 70-vjeçari, i identifikuar si Lirim Qahi, ka humbur jetën rrugës për në spital.
Shkak për aksidentit dyshohet se është bërë humbja e kontrollit të automjetit i cili më pas ka dalë nga rruga. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
"Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit", njofton policia
Lini një Përgjigje