TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2025, 20:42

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e bir mbyten në pishinë

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e bir mbyten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Deçan të Kosovës, ku një nënë e re së bashku me të birin kanë humbur jetën.

Mësohet se e reja është mbytur në një pishinë në tentativë për të shpëtuar djalin e saj i cili kishte rënë në ujë në ato momente.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili njoftoi për vdekjen e një nëne të re me të birin e saj. Ai u shprehur i tronditur me dy vdekjet e hershme.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjes sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”,  ka shkruar Ramosaj krahas postimit.

Lini një Përgjigje