TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2025, 09:35

Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyq: S’dua të pyetem, s'kam çfarë të them për kopshtarin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në

Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk do të pyetet pasi sipas tij nuk ka çfarë të thotë.

Në Apelin e GJKKO u mbajt seanca e radhës për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, Festim Bexhdili, i akuzuar si pjesë e grupit që organizoi, rrëmbeu dhe zhduku pa gjurmë trupin e Jan Prengës, më 17 janar 2020. 

Dritan Rexhepi kishte refuzuar të paraqitej në seancë për të dëshmuar dhe me vendim të Apelit të Posaçëm, forcat e policisë e shoqëruan me forcë.

Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk do të pyetet pasi sipas tij nuk ka çfarë të thotë.

"Nuk dua të pyetem se nuk kam çfarë të them", tha Rexhepi.

Ndërkohë, gjykata rrëzoi një kërkesë të Ilir Muratit që ka të bëjë më këqyrjen e pamjeve filmike me ekspert. Gjykata e shtyu seancën me 26 qershor, ora 10:00.

Kopshtari Festim Bexhdili u dënua me burg për jetë nga GJKKO për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, por një vendim i Gjykatës së Lartë vendosi ta kthejë dosjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm, teksa ky i fundit pretendon se nuk ka marrë pjesë në krim.

Por, sipas SPAK ai e di vendin ku u dërgua trupi, pasi ka qenë pjesë. Për ngjarjen janë të dyshuar si organizatorë dhe autorë Gentian Funiqi, (Doçi), Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit “Golden” ku ndodhi dhe krimi.

Rrëmbimi i Jan Prengës:

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

5 persona akuzohen si rrëmbyesit, Aldo Majnishta, Artan Doçaj, Geraldo Martini dhe Marin Bleta dhe Korado Gështenja, të cilët po gjykohen bashkë me Dritan Rexhepin. Ndërkohë, që urdhrin e ka dhënë Gentian Goçi allias Funiqi, ndërsa porositës dyshohet se është Dritan Rexhepi. Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në Kamëz, dhe që nga ajo kohë nuk është gjetur asnjë gjurmë e trupit të tij. 

vrasja e jan prengës dritan rexhepi shoqërohet me forcë kopshtarin

Lini një Përgjigje