TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Qershor 2025, 09:24

Zbulohet rasti i lojërave të fatit në Korçë, arrestohen dy organizatorët 

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet rasti i lojërave të fatit në Korçë,

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra të paligjshme fati me makina elektronike. Të arrestuarit janë Thanas Sulo, 53 vjeç, i cili kishte dhënë me qira ambientin ku u zhvillonte aktiviteti, dhe Mateos Shurdho, 34 vjeç, i punësuar në lokal.

Gjithashtu është shpallur në kërkim Daniel Morava, 50 vjeç, i dyshuar për disa shkelje, përfshirë fshehje të të ardhurave dhe mospagim taksash.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 10 makina lojërash dhe 3 celularë. Rasti i është referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Slot Machine”.

Dy persona të identifikuar si Thanas Sulo dhe Mateos Shurdho janë arrestuar dhe shtetasi i identifikuar si Daniel Morava është shpallur në kërkim.
Blutë kanë sekuestruar 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Th. S., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”;(ka lëshuar me qera lokalin ku u gjetën makinetat)

M. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”(i punësuar në lokalin ku ishin instaluar makinetat).

Gjithashtu u shpall në kërkim D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”,
“Organizimi i lotarive të palejuara” dhe
“Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit me anë të makinetave, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje