TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2025, 07:27

Aksident në aksin Fier-Lushnje! "Benz-i" me shpejtësi të lartë përplas furgonin me pasagjerë; 7 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Fier-Lushnje! "Benz-i" me shpejtësi
Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnje, pranë fshatit Saver. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë janë plagosur shtatë persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Lushnjes.

Tre prej tyre janë në gjendje pak më të rënduar.

Një furgon tip Benz, që i përkiste një kompanie udhëtimesh dhe po transportonte pasagjerë drejt aeroportit të Rinasit, është goditur nga pas gjatë një parakalimi nga një automjet tjetër tip Benz AMG. Si pasojë e përplasjes, automjeti AMG është përfshirë nga flakët.

Aksident në aksin Fier-Lushnje! "Benz-i" me shpejtësi

Sipas burimeve, Benz-i që udhëtonte me shpejtësi të lartë ka goditur nga pas furgonin me pasagjerë, duke shkaktuar humbjen e kontrollit dhe përplasjen e fortë të të dy mjeteve. Si pasojë, automjeti tip Benz theu barrierat mbrojtëse metalike të rrugës, përfundoi në kanalin kullues përgjatë autostradës dhe u përfshi nga flakët.

Katër personat që ndodheshin brenda Benz-it fatmirësisht kanë arritur të dalin nga mjeti dhe të shpëtojnë gjallë, megjithëse janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

 Të gjithë udhëtarët kanë marrë lëndime, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Lushnjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

aksident i rëndë në aksin fier-lushnje

Lini një Përgjigje