Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi akuzohen për trafik dhe shitje drogë. Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokainë ndërsa aksioni u zhvillua në rrugën ‘Eugubina’, pranë një lokali të zonës.
Policia ndaloi automjetin e një 35-vjeçari shqiptar, ku pas kontrollit personat dhe atij të automjetit, u gjetën nëntë pako të vulosura, që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej 8.7 gramësh.
35-vjeçari kishte gjithashtu 475 euro në para të gatshme, të ardhura nga trafiku i drogës. Disa orë më vonë, përgjatë rrugës ‘Tiberina Nord’, në daljen Ospedalicchio Sud, u ndalua një tjetër makinë e drejtuar nga një 19-vjeçar, edhe ky shqiptar.
Pas kontrollit personal dhe të automjetit, policia zbuloi pesë pako kokainë, me një peshë totale prej 7.5 gramësh, informoi media e vendit fqinj. I riu kishte me vete 375 euro në para të gatshme.
Lini një Përgjigje