
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentino-s në Itali, ku një grua shqiptare është vrarë me thikë në mes të një parku, nën sytë e kalimtarëve.
Bëhet fjalë për 45-vjeçaren shqiptare Gentiana Hudhra, nënë e dy vajzave të moshës 21 dhe 23 vjeç, e cila punonte si kujdestare. Mësohet se në momentin e sulmit, 45-vjeçarja po shkonte drejt vendit të punës.
Sipas dëshmitarëve, autori i krimit është ish-bashkëshorti i saj, 55-vjeçari Nikollaq Hudhra, i cili u ndalua menjëherë nga policia. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.
Një dëshmitare okularë ka treguar për mediat lokale se “dëgjova një britmë dhe dola nga bari. Gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdonte ta godiste me shkelma. Kur mbërritën karabinierët, burri ishte ulur në një stol dhe nuk bëri rezistencë. Ai u dëgjua të thoshte nga disa dëshmitarë: Bëra atë që duhej të bëja”.
Dyshohet se autori i krimit vuante nga probleme psikologjike, ndërsa bëhet me dije se ishte ndarë nga bashkëshortja 3 vite më parë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e Via Bennaduci, një zonë shumë e frekuentuar e qytetit, ku disa persona ishin dëshmitarë të krimit makabër.
Lini një Përgjigje