Një 28-vjeçar është arrestuar, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në pranga është vënë shtetasi David Prendi, i dyshuar për përfshirje në veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas burimeve, arrestimi i tij lidhet me hetimet për call centerin e zbuluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në ambientet e “Atti Tower”, ku dyshohet se kryheshin aktivitete të paligjshme përmes mashtrimeve online.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj çështjeje.
Lini një Përgjigje