Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Starovë të Pogradecit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur në një kasolle me dërrasa pranë banesës, për t’u përhapur më pas me shpejtësi drejt objektit kryesor.
Bëhet me dije se, shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë rrethanat e plota mbeten për t’u verifikuar.
Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodheshin familjarët, pasi tre motrat dhe nëna e tyre ishin jashtë, duke shmangur pasoja në njerëz.
Flakët rrezikuan edhe një banesë tjetër ngjitur, por ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit në kohë.
Lini një Përgjigje