TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2026, 13:47

U raportua si vdekje për shkaqe natyrale, zbardhet ngjarja në Durrës: 59-vjeçari u godit me grushte pas një sherri

Shkruar nga Pamfleti

 U raportua si vdekje për shkaqe natyrale, zbardhet ngjarja në

Një ngjarje e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Durrës është zbardhur nga policia, duke përmbysur versionin fillestar për vdekjen e një 59-vjeçari.

Sipas hetimeve, viktima nuk ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, siç u raportua fillimisht. Policia identifikoi dhe arrestoi një 42-vjeçar, i cili dyshohet se u konfliktua me 59-vjeçarin për motive të dobëta dhe më pas e goditi me grushte.

Nga goditjet, 59-vjeçari humbi ndjenjat, u rrëzua në asfalt dhe më pas ndërroi jetë. Pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se shkaku i vdekjes nuk lidhet me arrest kardiak.

42-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

"Vihet në pranga një 42-vjeçar, i dyshuar si autor për vrasje nga pakujdesia.

42-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte 59-vjeçarin, i cili ka humbur ndjenjat duke rënë në asfalt, ku më pas ka ndërruar jetë.

Specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në dyshimet e arsyeshme të krijuara pas humbjes së jetës së 59-vjeçarit, shtetasit S.M., ku paraprakisht u dyshua se humbi jetën për shkak të arrestit kardiak, vijuan veprimet për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës.

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi G.K., 42 vjeç, më datë 13.04.2026, në lagjen nr. 18, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.M., 59 vjeç, dhe më pas e ka goditur me grushte, si pasojë shtetasi S.M. ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën.

Fillimisht u raportua se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por pas dyshimeve të krijuara dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas nuk ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Në vijim të veprimeve, shtetasi G.K., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, u ndalua për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje