TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2024, 21:18

Aksion “blic” në Krujë, forcat “Shqiponja” dhe policia ngrenë postblloqe në akset kryesore të qytetit!

Shkruar nga Pamfleti

Aksion “blic” në Krujë, forcat “Shqiponja” dhe

Forcat e Komisariatit të Krujës, të mbështetura nga skuadrat speciale “Shqiponja”, kanë ngritur postblloqe në akset kombëtare të Krujës.

Mësohet se ky operacion ka si qëllim kryesor parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndalimin e personave që qarkullojnë me armë apo mjete të tjera të kundraligjshme.

Pjesëtarët e forcave të rendit po kryejnë kontrolle të rrepta në automjete dhe kontrollojnë dokumentacionin e shofereve, për të siguruar se nuk ka armë apo mjete të tjera të ndaluara.

Sakaq, autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa subjekt i kontrolleve janë bërë disa automjete.

Lini një Përgjigje