TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2024, 12:09

Tragjike në Dibër, 16-vjeçari mbytet në ujëmbledhësin e HEC-it

Shkruar nga Pamfleti

Tragjike në Dibër, 16-vjeçari mbytet në

Një 16-vjeçar është mbytyr teksa po lahej në ujëmbledhësin e HEC-it në fshatin Çidhen të Dibrës. Viktima është identifikuar me inicialet XH.H. 

Ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Me datë 11.08.2024, rreth orës 11.00, në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, dyshohet se duke u larë është vetëmbytur shtetasi rreth 16 vjeç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje