
Është arrestuar këtë të diel një i shumëkërkuar i policisë i cili prej katër vitesh ndodhej në arrati.
Ai është Spartak Çela rreth 39 vjeç, i cili në 2020 qëlloi me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokërs.
Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshije sërish.
"Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e policisë kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit", thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas informacioneve të ardhura nga policia ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë.
Kujtojmë se për 4 vite me rradhë që nga ngjarja e parë kur ai shtiu me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, kishte mundur të fshihej shumë mirë ndaj policisë, në malsinë e Mokrës.
Lini një Përgjigje