TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2024, 09:49

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar; plagosen 3 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar;

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar ndërsa janë plagosur tre persona të tjerë.

Ngjarja që ndodhi në Pontebanna, i mori jetën një shqiptari, 30 vjeç. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”. Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe një shoku i tij, po ashtu shqiptar. Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz” ku udhëtonin dy italianë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”. Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca. Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda ndërroi jetë pak më vonë.

Si pasojë e aksidentit shumë të rëndë rruga në fjalë u mbyll për rreth 4 orë.

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar;

aksident

Lini një Përgjigje