TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Janar 2024, 20:00

Vijon operacioni “Tempulli 2”, arrestohen 32 persona në Vlorë dhe 6 në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Vijon operacioni “Tempulli 2”, arrestohen 32 persona në

Megaoperacioni “Tempulli 2” ka vijuar në Vlorë ku janë arrestuar 32 persona.

Gjithashtu janë sekuestruar 3190 doza kokainë, 503 kg kanabis, 408 doza heroinë si dhe sasi parash e armë.

Ndërsa në Lezhë janë arrestuar 6 persona të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 6 kilogramë lëndë narkotike kanabis si edhe 50 doza kokainë.

Po ashtu autoritetet kanë zbuluar në posedim të këtyre personave 42 aparate celularë, 3500 euro, peshore elektronike dhe grirëse për lëndët narkotike.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, janë vënë në pranga 32 shtetas.

Në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar ditën e sotme, janë ndaluar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, 11 shtetas.

Po në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar më herët, gjatë muajve dhjetor 2023 - janar 2024, në qarkun Vlorë janë vënë në pranga 21 shtetas, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, janë sekuestruar:

* 503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë;

* 35 000 lekë, 400 euro;

* 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike;

* 12 automjet dhe 45 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tempulli 2 vlore lezhe

Lini një Përgjigje