TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2024, 22:04

Aksidenti tragjik me 8 viktima, gazetari: Ka kontradiktë në qëndrimet e policisë, makina u gjet pas 2 orësh

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik me 8 viktima, gazetari: Ka kontradiktë në

Gazetari Elkier Bushkolaj tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se transportimi i emigrantëve të paligjshëm brenda territorit shqiptar është kthyer në një fenomen shqetësues në vend prej 5 vjetësh.

Teksa komentoi aksidentin me 8 viktima, 7 nga të cilët emigrantë të paligjshëm mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, Bushkolaj u shpreh se policia tregoi se nuk ka mundur ta luftojë këtë fenomen në vendin tonë.

Shtetasi Edison Bregaj është paraqitur rreth orës 2 pas mesnate në vendin e quajtur 3 Urat në Përmet ku ka marrë 7 klandestinët. Më pas ka nisur itinerarin për të ardhur në Këlcyrë dhe më pas për të vajtur në Tepelenë, më tej drejt Tiranës me destinacion final pikën e Hanit të Hotit ku më pas bëhet kalimi drejt Malit të Zi. Në Këlcyrë ka hasur një patrullë policie. Në fakt ka pasur një kontradiktë në deklaratën  e policisë, pasi drejtori Çipa tha se automjeti është ndjekur nga policia, nuk e sqaron deri në çfarë pike, por është ndjekur. Por fakti që trupat e pajetë dhe makina është gjetur vetëm pas dy orësh tregon një çorganizim të organizuar të policisë në raport me këtë veprimtari”, tha ai.

Lini një Përgjigje