
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për 14 të arrestuarit e operacionit “Tempulli 1” për shpërndarjen e drogave nëpër shkolla.
Janë liruar liruar me kusht 11 nga 14 të ndaluarit për shitje droge, ndërsa me nga 5 vite burg janë dënuar Dorjano Çela, Eduart Hysa e Polikron Shabani.
Gjykata, VENDOSI:
l. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dorjano Cela për kryerjen e veprës penale, të "Prodhim dhe shitja e narkotikëve parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Dorjano Çela me 5 (Pese) vite burgim.
3. Vuajta e dënimit të kryhet në një burg te sigurisë së zakonshme.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Hysa përkryerjen e veprës penale, të "Prodhim dhe shirja e narkotik-ve", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal (dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
5. Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, të pandehurit EduartHysa me 5 (pesë) Vite burgim.
6. Vuajta e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Lini një Përgjigje