TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2024, 13:28

Theu masën e arrestit dhe kreu dy vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Theu masën e arrestit dhe kreu dy vjedhje, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë në kryeqytet.

Ai kishte thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ dhe më pas ka  vodhur në 2 biznese, në Unazën e Re dhe në Rrugën e Kavajës, dy telefona celularë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr.6 në bashkëpunim me Komisariatin nr.2 organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar ‘Story’. G.H., 41 vjeç, banues në Tiranë u ndalua nga policia dhe ai rezulton i dënuar edhe më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

'Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.', thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërkohë 2 celularët e vjedhur janë sekuestruar dhe veshjet të cilat ai i kishte përdorur gjatë vjedhjes.

Lini një Përgjigje