TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2024, 12:02

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO dënon me 25 vite burg Klevis Allën; Altin Ndoci shpallet i pafajshëm 

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO dënon
Viktimat Besmir e Viktor Haxhia dhe Klevis Alla

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Klevis Allën, për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës.

Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 6 vite burg, Besjan Xhixhën, për vrasjen e Bujar Çelës dhe vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e Talos Çelës.

GJKKO dha po ashtu 5 vite burg për Enver Divën, i përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës më datë 17.09.2020, në Elbasan.

Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit të dyshuar për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija.

Po ashtu Ndoci akuzohet si pjese e vrasjes së Besmir dhe Viktor Haxhia. Implikimi i tij në këto krime doli pas dëshmisë së Klevis Allës.

Në atë kohë ai rrëfeu se në ngjarje ka marrë pjesë edhe Altin Ndoci. Por ndryshe ka rrëfyer bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani i cili ka dëshmuar se Altin Mdoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës.

Në të tilla kushte mbrojtja i kërkoi gjykatës pushim te akuzave, për të cilën gjeti miratim të togave të zeza.

 

Lini një Përgjigje