
Zbardhen të tjera detaje lidhur me tragjedinë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 7 emigrantë të vendeve të treta dhe shoferi shqiptar.
Bëjhet me dije se makina ishte marrë me qira nga një person, i identifikuar tashmë nga policia dhe më pas i është dhënë shoferit që dyshohet se ishte nga Shkodra.
Policia ka shoqëruar në komisariat personin që ka marrë mjetin me qira dhe po e merr në pyetje, ndërsa ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimave.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën shoferi po udhëtonte, pasi kishte pikasur policinë dhe po tentonte që t’i shpëtonte.
"Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.
Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.
Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje