TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2024, 21:01

Aksidenti tragjik ku humbi jetën i mituri, arrestohen dy shoferët e automjeteve në Peqin

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik ku humbi jetën i mituri, arrestohen dy shoferët e

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan Peqin, teksa prej përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një fëmijë 10 vjeç.

Policia ka arrestuar dy shoferët e automjeteve të përfshirë sot në aksidentin tragjik në fshatin Pajovë të Elbasanit, ku humbi jetën një fëmijë 8 vjeç.

Sipas policisë, në pranga u vunë M.P., 39 vjeç dhe M.S.,45 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Dy makina u përplasën për shkak të shpejtësisë së lartë, njëra prej tyre doli nga rruga dhe goditi për vdekje një fëmijë 8 vjeç që ishte në trotuar.

"Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje