
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan Peqin, teksa prej përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një fëmijë 10 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pajovë, ndërsa në komisariat janë shoqëruar drejtuesit e mjeteve.
I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta.
10-vjeçari u përplas nga një automjet tip Volkswagen Golf, që drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46 vjeç ndërsa automjeti tjetër tip Audi, drejtohej nga Mikel Petriti, 41 vjeç.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë procedurat.
Lini një Përgjigje