
Dalin detaje të reja nga atentati me 3 viktima në Dobraç të Shkodrës. Policia ka dërguar për ekspertim në laboratorin kriminalistik gjurmët e gjakut të gjetura në vendngjarje, për të parë nëse janë të viktimave apo të ndonjë personi të tretë.
Bëhet me dije se policia dyshon se në mjetin tip ‘Benz’, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ka qenë edhe një person i tretë.
Grupi hetimor ka dyshime të forta për shkak të gjetjes së 3 pistoletave në makinë. Policia dyshon se personi i 3-të, mund t’i ketë shpëtuar atentatit dhe është larguar.
Grupi hetimor u rikthye sërish sot në vendngjarje ndërsa janë gjetur të tjera gëzhoja. Ata po shqyrtojnë pamjet e sekuestruara të kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur identifikimin e personit të tretë.
Lini një Përgjigje