TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2024, 12:43

Shantazhonin të miturën me foto e video personale për t'i marrë para, arrestohen burrë e grua në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

Shantazhonin të miturën me foto e video personale për t'i

Një çift të rinjsh dhe një adoleshente janë arrestuar pasi akuzohet se kanë shantazhuar një 17-vjeçare duke i kërkuar para për mospublikimin e videove dhe fotove personale, në rrjete sociale.

Në pranga kanë rënë 23-vjeçari me iniciale Indrit Mema dhe bashkëshortja e tij, 24 vjeçarja Suela Mema si edhe një 17-vjeçare, (me lidhje familjare me Indritin), të gjithë  banues në Komsi të Matit.

“Është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve,  të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare,  duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime”, njoftoi policia.

Tre të arestuarit kanë përfituar nga 17-vjeçarja shumën e parave prej 15.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë.

"Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”, ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit I.M., 23 vjeç, S.M., 24 vjeçe, (burrë dhe grua) dhe një 17-vjeçare, (lidhje familjare me shtetasin I.M), të gjithë banues në Komsi, Mat.

Falë veprimeve hetimore profesionale të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile në rrjetin social “Instagram”, dhe shtanatazhonin një 17-vjeçare, duke i kërkuar vlera monetare për mospublikimin e disa fotove e videove intime.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar ligjërisht se tre shtetasit e arrestuar, kanë përfituar nga 17-vjeçarja, shumën e parave prej 15.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar shuma parave dhe 4 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje