Tre persona të vdekur dhe një i plagosur në gjendje të rëndë, është ky bilanci tragjik i ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në Shkodër.
Tre viktimat e atentatit do të përcillen sot për në banesën e fundit. Në orën 14:30 pritet t’i jepet lamtumira e fundit Arlind Bushatit, ndërsa në orën 16:00 23-vjeçarit, Ramza Licit.
Një prej viktimave është dhe Flutura Basha, gruaja të cilës iu pre jeta në mes padrejtësisht. Në momentin e ngjarjes ajo ishte duke lëvizur me motomjet së bashku me bashkëshortin e saj, kur automjeti me të cilin po udhëtonte Ramza Lici dhe Arlind Bushati doli nga rruga dhe i përplasi.
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, 3 persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të mjetit tip “Benz” me të cilin po qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Si pasojë e të shtënave humbi jetën në vendin e ngjarjes Hamza Lici, ndërsa 32-vjeçari u transportua në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën. Prej orësh i riu po luftonte për jetën, mirëpo plumbi që kishte marrë në kokë rezultoi fatal për të dhe humbi jetën gjatë mbrëmjes së djeshme.
Deri më tani ende nuk është e qartë se kush ishte "shënjestra" e atentatit, Lici apo Bushati. Ndërkohë kujtojmë se Bushati pak javë më parë denoncoi në Policinë e Shkodrës një kërcënim e me armë zjarri që kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.
32-vjeçari u paraqit në Komsiariatin e Shkodrës ku dhe denoncoi se persona të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një motomomjet i kanë drejtuar armën e zjarrit.
Pistat e hetimit
Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës dhe policisë kriminale ka dyshime se autorët e masakrës me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi, në moshë të re.
Makina e viktimave rezulton të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi gjatë ditëve të fundit.
Lini një Përgjigje