TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2024, 10:01

Kush ishte personi i tretë në makinë me Hamza Licin? Grupi hetimor kthehet në skenën e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Kush ishte personi i tretë në makinë me Hamza Licin? Grupi

Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me atentatin që tronditi Shkodrën një ditë më parë.

Në automjet me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin ndodhej edhe një person i tretë.

Nuk ka ende informacion se kush është identiteti i këtij personi dhe nëse është lënduar nga të shtënat.

Mësohet se grupi hetimor është rikthyer sërish në vendngjarje pasi janë gjetur të tjera gëzhoja.

Hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara për të bërë të mundur identifikimin e personit të tretë.

Kush ishte personi i tretë në makinë me Hamza Licin? Grupi
Grupi hetimor është rikthyer në vendngjarje

Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili është një emër i njohur në botën e krimit.

Veç Licit, mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë. Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, që ishte kandidat për Bashkinë e Shkodrës në vitin 2023, nën siglën e PD.

32-vjeçari ishte në makinë me Licin në momentin e ngjarjes dhe mori një plumb në kokë. Disa orë më vonë ai ndërroi jetë në spital. 

Pas të shtënave, makina me të cilin lëviznin Lici dhe Bushati humbi drejtimin dhe shkaktoi aksident, duke përplasur një motoçikletë.

Në të udhëtonin një çift bashkëshortësh, Flutura dhe Bashkim Basha. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën në vend Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike.

 

Lini një Përgjigje