TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2024, 10:08

Atentati në Shkodër, publikohet fotoja e gruas që humbi jetën; bashkëshorti në gjendje kritike

Shkruar nga Pamfleti

 

Atentati në Shkodër, publikohet fotoja e gruas që humbi
Flutura Basha

 

Masakra e pasdites së djeshme në Dobraç të Shkodrës ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë.

Është bërë publike fotoja e gruas që humbi jetën në atentatin e djeshëm në Shkodër, ku u qëlluan për vdekje Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Flutura Basha ishte duke udhëtuar me motor së bashku me bashkëshortin e saj në zonën e Dobraçit, kur makina e dy objektivave të atentatit, humbi kontrollin pas plumbave të autorëve të krimit dhe i përplasi dhunshëm.

Flutura humbi jetën në vendngjarje, teksa bashkëshorti i saj Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Në atentatin e një dite më parë u qëllua me breshëri automatiku ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit dhe Arlind Bushati, djali i politikani demokrat të Shkodrës, i cili kishte kandiduar dhe për kryetar bashkie.

Pak minuta pas ngjarjes, një makinë e djegur “Range Rover” u gjet në zonën e Grudës së Re, brenda së cilës u gjetën 2 armë automatike. Ndërkohë që 3 pistoleta u gjetën dhe në makinën e viktimave.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa zona të Shkodrës gjatë mbrëmjes së të mërkurës, teksa 10 persona u shoqëruan për informacione, mes të cilëve dhe Safet Bajri.

flutura basha atentati në shkodër

Lini një Përgjigje