TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2024, 09:20

Detaje të reja nga vrasja horror në Shkodër/ Në “Benz” me Licin dhe Bushatin edhe një person i tretë, gjithçka ndodhi për 70 sekonda

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga vrasja horror në Shkodër/ Në

Dy viktimat e masakrës së djeshme në Dobraç të Shkodrës Hamza Lici dhe Arlind Bushati, sipas burimeve policore, nuk kanë qenë të vetmit në automjetin tip “Benz” me targa kroate në momentit e sulmit nga një mjet në lëvizje “Range Rover”.

Hetuesit kanë shtrirë dyshimet se një person i tretë ka qenë bashkë me dy viktimat, por që në momentin sulmit është larguar nga vendngjarja.

Kjo e dhënë e mbërritur në zyrat qendrorë të Policisë Shkodër ka kaluar në verifikim për të mësuar mbi identitetin e personazhit në fjalë.

Ndërkohë raportohet se dy ishin qitësit që qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku ndodheshin viktima, 23-vjeçari Hamza Lici, i cili ishte shofer, dhe 32-vjeçari Arlind Bushati, pasagjer. Ndërsa personi i treti kishte rolin e shoferit.

Atentatorët udhëtonin me një mjet tip Land Rover që u gjet djegur tek ish-reparti ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina, rreth 5 minuta nga vendi ku ndodhi masakra.

Mësohet se e gjithë skena e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt automjetit ku ndodheshin viktimat Hamza Lici e Arlind Bushati deri te plumbat e fundit është rreth 150 metra.

Autorët mësohet se i janë futur paralel makinës ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati e më pas kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash për rreth 150 metra në ecje.

Pas breshërisë së plumbave, mjeti ku udhëtonin viktimat ka përplasur motorin ku ndodheshin çifti i bashkëshortëve, Flutura Basha, e cila vdiq në vendngjarje, dhe Bashkim Basha, që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

E gjithë ngjarja sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që mund të kenë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes.

Pistë kryesore për policinë mbetet hakmarrja dhe përplasja mes anëtarëve të familjes Lici me eksponentë të tjerë në Shkodër.

Pavarësisht kësaj, shoqërimet që janë bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër nuk kanë qenë efektive për të mbledhur të dhëna të vlefshme për ngjarjen e rëndë që tronditi dje mbarë opinionin publik.

Antarët e familjes Bajri dhe personat e shoqëruar gjatë mbrëmjes së djeshme të njohur për lidhjet shoqërore të tyre janë liruar sapo ato kanë dhënë deponimet e tyre në polici.

Kujtojmë se të vdekur pasditen e djeshme në Shkodër mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, ndërsa po lufton për jetën bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

 

Lini një Përgjigje