TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2024, 13:21

Në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë,

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët ishin në kërkim nga autoritetet italiane.

Vëllezërit, 32 dhe 35 vjeç, janë me masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Savona, Itali, për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm” parashikuar nga Kodi Penal italian.

"Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve, në Itali."-njofton policia.

Lini një Përgjigje