TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2024, 17:50

Po transportonte 500 mln lekë, furgoni i policisë private përplaset me një fuoristradë në aksin Tepelenë-Përmet; lëndohen dy persona

Shkruar nga Pamfleti

Po transportonte 500 mln lekë, furgoni i policisë private

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Tepelenë-Përmet, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime për mediat bëjnë me dije se të plagosurit janë policë të një kompanie private të cilët po transportonin vlera monetare.

Makina që flitet po transportonte shumën prej rreth 500 milionë lekë të vjetra (e konvertuar në gati 500 mijë euro), po vinte nga Përmeti kur u përplas me "Range Rover"-in që po vinte nga Tepelena.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në kthesën e fshatit Kodër, Bashkia Tepelenë, ku furgoni i blinduar i policisë private, dyshohet se i ka prerë rrugën fuoristradës tip "Range Rover". Dy pjesëtarët e policisë private, u transportuan menjëherë drejt spitalit të Tepelenës, nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për pasojë u bllokua qarkullimi për gjysmë ore dhe pati vështirësi në qarkullim. Për shkak të lekëve kanë ardhur automjete të blinduara të tjera të shoqërisë, 5-6 herë dhe perimetri është krijuar nga Policia e Shtetit për qëllime sigurie.

Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore, e cila do të vlerësojë rrethanat e ngjarjes dhe zbulojë shkakun e aksidentit.

Lini një Përgjigje