TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2024, 19:47

Në kohën dhe vendin e gabuar, kush ishte çifti Basha që u gjet në mes të atentatit mafioz në Dobraç

Shkruar nga Pamfleti
Në kohën dhe vendin e gabuar, kush ishte çifti Basha që u
Flutura dhe Bashkim Basha

Krimi vijon të marrë jetë të pafajshme. Çifti Flutura dhe Bashkim Basha u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar gjatë atentatit një ditë më parë në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur u përplasën nga makina ku gjendeshin Hamza Licit dhe Arlind Bushati drejt të cilëve po qëllohej me breshëri automatiku.

Gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë, ndërsa burri ndodhet ende në spital, në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë janë zbuluar dhe fotot e tyre.

Hamza Lici gjithashtu ndërroi jetë në vend, kurse Arlind Bushati disa orë më pas në spital, pasi mori një plumb në kokë.

Lini një Përgjigje