TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2023, 13:58

Aksidenti në Tiranë, publikohen pamjet kur autobusi përplas makinat

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti në Tiranë, publikohen pamjet kur autobusi përplas

Pak minuta më parë janë publikuar pamjet e momentit kur autobusi në Tiranë ka marrë para makinat të cilat ndodheshin pranë stacionit ku kishte për të ndaluar.


Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek zona e njohur si 'Ura e Tajvanit'. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur 9 persona që ndodhen në spital duke marrë trajtim mjekësor. Shoferi i autobusit, Agron Xhafa, 62 vjeç ka deklaruar se në momentin që ndodhi përplasja nuk ndihej mirë ndërsa ka shtuar se vuan nga diabeti dhe zemra.

Nga testet e kryera ka rezultuar se asnjëri prej drejtuesve nuk ka qenë nën ndikim alkooli apo droge. Për disa orë, qarkullimi u bllokua në rrugën ku ndodhi aksidenti derisa u larguan automjetet e dëmtuara.

Nga pamjet duket qartë se automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme të automjeteve që përfshira në përplasje ku duket se ka edhe makina luksoze si 'Audi', 'Benz' dhe 'Porsche'. 

Po ashtu, është dëmtuar edhe stacioni i autobusit ku mund të ketë pasur qytetarë duke pritur.

 

Lini një Përgjigje