Një aksident me vdekje ndodhi ditën e djeshme në aksin Shkodër-Lezhë. Viktimë e këtij aksidenti mbeti 47-vjeçari Altin Luli si dhe u plagosën 3 të tjerë.
Në aksident u përfshinë 2 automjete dhe një kamion.
Policia bën me dije se është arrestuar drejtuesi 63-vjeçar i kamionit dhe shoferja 22-vjeçare e një prej automjeteve.
Të dy mbetën të plagosur dhe po marrin mjekim në Spitalin e Shkodrës.
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasit H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti", njofton policia.
Lini një Përgjigje