TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2023, 23:03

Aksidenti i rëndë në Tiranë, arrestohet shoferi i urbanit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, arrestohet shoferi i urbanit

Arrestohet shoferi i urbanit që shkaktoi aksidentin e sotëm në Tiranë. Agron Xhafa, është arrestuar me akuzën e shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mesditë te zona e “Shallvareve” dhe sipas pamjeve të publikuar, autobusi ka marrë para 10 makina, duke mos frenuar fare.

Më herët ishte kryekomisari Ali Yzeiri, nga Drejtoria e Përgjithshme e Qarkullimit Rrugor, i cili tha se fjai bi e mbi shoferin, pasi nuk është pozicionuar në korsinë e mjeteve të transportit publik, edhe pse ajo ka qenë e lirë.

Nga pamjet, isha edhe vetë në vendin e ngjarjes, po pyetën të gjithë pasagjerët e autobusit. Ato janë ndjerë të shokuar në momentin e parë nga përplasja edh me automjetet e tjera sepse kanë qenë në një moment pritje, semafori ka qenë i kuq. Nga pamjet nga para, grupi i hetimit dhe pamjet që disponon, duket e gjithë dinamika. Duket që shoferi nuk është pozicionuar në korsinë ne mjeteve të transportit publik. Dyshimet fillimisht bien mbi të sepse nuk ka qenë e zënë ajo korsi, nuk ka pasur makina të ndaluara. Dëmtimet më të mëdha i ka marrë mjeti tip Porche. Prej tij nuk ka pasur as reagim”, tha ai.

 

aksident urbani unaza

Lini një Përgjigje