TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2023, 18:56

Pse aksidentohen urbanët e Tiranës? Kaosi me transportin publik dhe premtimet boshe para zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Pse aksidentohen urbanët e Tiranës? Kaosi me transportin publik dhe

Nevojitet një reformë e thellë në shërbimin e transportit publik, pasi mungojnë korsitë e veçanta dhe shumë linja kanë modele të vjetra autobusësh.

Shërbimi i transportit publik duket se ka degraduar totalisht. Përveç sjelljeve aspak normale të shoferëve dhe faturinove, që në disa raste degradojnë dhe në dhunë ndaj pasagjerëve, janë shtuar ndjeshëm aksidentet.

Sot ngjarja që ndodhi te “Shallvaret” mund të ishte kthyer në tragjedi. Urbani mori para 9 makina dhe fati e desh që askush nuk humbi jetën, pasi u goditën nga pas. Por duke parë dhe videot e aksident, shihet se te stacioni kishte shumë njerëz dhe nëse një automjet do shkonte drejt tyre, sot do kishim tragjedi. 

Një ngjarje e ngjashme ndodhi 10 muaj më parë ku një urban i së njëjtës linjë përfundoi në Lanë. Fatmirësisht edhe atëherë nuk pati viktima, pasi autobusi qëndroi drejt. Po sot një urban i linjës së Saukut u përplas me një karrotrec, ndërkohë që gjatë muajve të fundit janë shtuar ndjeshëm aksidentet e shërbimit publik të transportit. Por pse ndodh kjo? A duhet të mbajë dikush përgjegjësi?

Kur Erion Veliaj mori bashkinë, gjëja e parë që bëri ishte rritja e çmimit të biletës dhe premtoi se do rriten kontrollet dhe do garantohet shërbim cilësor. Jo vetëm që nuk ka shërbim cilësor, por mungon infrastruktura për transportin publik. Në çdo vend të botës, duhet të ketë korsi të dedikuar për autobusët e transportit publik. Linja e “Unazës” në disa pjesë i ka këto korsi, por janë thjesht me vijëzime dhe askush nuk i respekton.


Ndërkohë shumë linja të tjera nuk kanë fare korsi të tilla. Urbanët qëndrojnë me trafikut dhe ndodhin të tilla ngjarje. Erion Velaij sa herë ka zgjedhje del me të tilla premtime. Vetëm pak ditë më parë bëri të njëjtën gjë, duke deklaruar se do ketë korsi të veçanta për 3 linja, ajo e Unazës, Tiranës së re dhe Kombinatit.

Kush ka qenë në Stamboll e ka parë linjën e dedikuar, ku autobusët nuk janë në periferi të korsive, por janë në mes të korsive. Pra, po shikojmë se e gjithë bota është futur praktikisht në ndërtimin e një sistemi trami, edhe pse e di që kjo është një fjalë toksike në Bashkinë e Tiranës, por në pamundësi për të qenë një vend i pasur për të ndërtuar një tram, që me gjasë do të kemi mundësi ta ndërtojmë kur të futemi në Bashkimin Europian dhe të marrim atë lloj subvencionimi që mund ta ketë sot Bukureshti ose Sofia, propozimi ynë është për të kaluar me këtë sistem të dedikuar”, tha ai.

Pse aksidentohen urbanët e Tiranës? Kaosi me transportin publik dhe

Por të tilla premtime bëhen sa herë ka zgjedhje. Veliaj ka 8 vite në krye të bashkisë dhe tani u kujtua se nevojiten korsi të dedikuar për transportin publik.

Elementi tjetër është se shumica e autobusëve janë modele të vjetra. Vërtet urbanet e Unazës erdhën të rinj dhe janë ekologjikë, por edhe ata janë modele të vjetra. Pra duket se nevojitet një reformë e thellë në shërbimin e transportit publik, pasi nëse vijohet me të njëjtën situatë, aksidenti i radhës mund të përfundojë në tragjedi.  /Pamfleti

Pse aksidentohen urbanët e Tiranës? Kaosi me transportin publik dhe

 

urbanet aksident unaza

Lini një Përgjigje