
Hakerat iranianë kanë hyrë te adresat e emailit edhe të deputetëve të Kuvendit. Pak ditë më parë ata nxorën emailet e stafit të Ilir Metës kur ishte president, por sot kanë nxjerrë komunikimet e disa deputetëve.
Ata kanë publikuar të dhëna për: Baftjar Zeqajn, Eduart Ndrecën, Alban Xhelilin, Alfred Rushajn, Benet Becin, Bardhyl Çollaku, Erion Braçen, Xhemal Qefalian, Ulsi Manjën dhe Fatmir Xhafaj. Krahas dosjeve me dokumenteve, ata kanë dhënë dhe një mesazh.
"Kushdo që derdh gjak njeriu, gjaku i tyre do të derdhet nga njerëzit! O avokatët e Djallit, ka gjak në duar tuaja. Kujdes", shkruhet në mesazhin e shpërndarë.
Nga verifikimi që “Pamfleti” u ka bërë e-maileve, nuk është se ka të dhëna komprometuese. Aty ka vetëm mesazhe mbi axhendën parlamentare.
Lini një Përgjigje