TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2023, 16:28

Debati për Fredi Bejlerin, Artan Hoxha nxjerr dokumentet: Ka kryer veprimtari kriminale, tragjike ta kandidosh në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Debati për Fredi Bejlerin, Artan Hoxha nxjerr dokumentet: Ka kryer

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe gazetari Artan Hoxha kanë diskutuar këtë të hënë në një emision  për kandidatin e PD-së për zgjedhjet lokale Fredi Bejleri.

Idrizi deklaroi se shqiptarët nuk duhet të votojnë Bejlerin, njeriun e akuzuar për Masakrën e Peshkëpisë.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha publikoi disa dokumente ku tregohet veprimtaria kriminale e Bejlerit ndër vite. Ai e cilëson tragjik faktin që Partia Demokratike po e mbështet Bejlerin si kandidat për bashkinë e Himarës.

I jepet sërish mundësi, jo vetëm të kandidojë, por të mbështet  në partitë më të mëdha politike. Që të marrë mbështetje në këtë nivel, është një ngjarje më shumë se tragjike, duket gati gati si komike”, u shpreh Hoxha në “Top Talk”.

Bejleri dyshohet si i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë, ku një organizatë terroriste greke, sulmoi postën kufitare në Gjirokastër, duke vrarë dy ushtarakë, plagosi tre të tjerë dhe gjatë tërheqjes grabiti edhe armatimin.

artan hoxha fredi bejleri himare

Lini një Përgjigje