TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2023, 16:02

Aksidenti në Unazë, reagon Bashkia e Tiranës: Po bashkëpunojmë me institucionet për zbardhjen e plotë të shkaqeve

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Unazë, reagon Bashkia e Tiranës: Po

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur pranë Urës së Shallvareve. Përmes një njoftimi, Bashkia bën me dije se po bashkëpunon me të gjitha institucionet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të këtij aksidenti dhe se pamjet filmike i janë vendosur në dispozicion Policisë Rrugore Tiranë.

Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje! Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

aksidenti reagon bashkia

Lini një Përgjigje