
Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar institucionet e drejtësisë dhe opozitën pas zyrtarizimit Fredi Bejlerit si kandidat për Himarën.
Hoxha tha se edhe pas 29 vitesh autoritetet shqiptare nuk kanë mundur ta çojnë Bejlerin në bankën e të akuzuarve për masakrën e Peshkëpisë.
Ai deklaroi në një intervistë me Juli Xhokaxhin se autoritetet kanë dështuar të vendosiun drejtësi, ndërsa shprehu rezerva për opozitën që ka pranuar kandidatin e PBDNJ-së.
“Kemi 29 vite dhe ne vazhdojmë…, asnjëherë nuk arritëm ta çonim në bandën e të akuzuarve dhe ta akuzonim për masakrën e Peshkëpisë.
Autoritetet shqiptare kanë kërkuar disa herë të ngrihet akuzë, por asnjëherë deri tani për shkak të ndërhyrjeve autoritetet tona nuk kanë mbërritur ta akuzojnë.
Ka qenë kandidat për bashkinë e Himarës dhe ka qenë interesante se nuk votonte dot vetë. Ne e denoncuam që nuk kishte pasaportë dhe ai doli dhe tha se më kanë vjedhur pasaportën.
Beleri është një qytetar i lirë. Problem është se si është e mundur që një koalicion politik, që flet nga mëngjesi deri në darkë për tradhtinë kombëtare, papritur mbështet një kandidat të tillë.
Pjesa e autoriteteve, autoritet tona kanë dështuar të zbardhin ngjarjen, që nga varrezat greke, që nga çështja e 10 prillit 1994, por që sot opozita të mbështesë një kandidat që mban prapa një flamur të Vorio -Epirit, si është e mundur që të shkojë në një fushatë me të?”, theksoi gazetari.
Lini një Përgjigje