
Nuk kanë fund perlat që vijnë nga kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici. Ai ka njoftuar se më datë 4 mars, do të zhvillohet një takim në Londër me shqiptarët që jetojnë atje.
Duke qenë se Kukësi është zbrazur dhe të gjithë kanë shkuar në Angli, duket se Gjici ka gjetur një mënyrë që të marrë mendimin e tyre për zhvillimin e qytetit.
Në një postim në Facbook, Gjici bëri me dije se takimi do të mbahet në kuadër të vijimit të turit me emigrantët kuksianë në Londër, ku do të diskutohet mbi projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjen e vizionit për punët e ardhshëm që e presin Kukësin. Perla është se do të marrë me vete dhe dy rapsodë.
Lini një Përgjigje