TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shkurt 2023, 14:21

I shërbente Erjon Alibejt, GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-efektivit Leonard Palushi

Shkruar nga Pamfleti

I shërbente Erjon Alibejt, GJKKO kalon për gjykim dosjen e

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish efektivit të policisë, Leonard Palushi. GJKKO ka pranuar edhe kërkesën e SPAK për gjykim të shkurtuar për ish efektivin. Palushi u arrestua gjatë operacionit të SPAK, 'Golden Bullet' në 19 maj të vitit të kaluar.

Sipas dosjes së përgatitur nga SPAK, i pandehuri Leonard Palushi, i cili ka qenë efektiv në Elbasan, kur ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit të Hetimit të Krimeve, në vitin 2020, ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt. Më pas në vijimësi ka kryer, veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie në mbështetje të Erjon Alibejt.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të ‘Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal.

Pas përfundimit të hetimeve të SPAK, është provuar se Palushi ka marrë më 23 qershor nga i hetuari Erjon Alibej, një makinë tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qenë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës një shtetas të njohur të tij. 

Sipas hetimeve, i pandehuri, Leonard Palushi ka mbështetur të hetuarin Erjon Alibej, pasi në rolin e punonjësit të policisë e ka takuar vazhdimisht, takime këto për të cilat eprorët e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Nga hetimet, ka rezultuar se në datën 27 korrik të 2020, me kërkesë të Erjon Alibejt, efektivi Leonard Palushi ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Alibejt, të krijohej konflikt midis dy grupeve.

erjon alibej gjkko leonard palushi

Lini një Përgjigje