TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Dhjetor 2024, 10:58

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë, disa të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë, disa të

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në rrugën Vorë – Fushë Krujë.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Vizion Plus, se shoferi i një automjeti tip “Benz” që lëvizte në drejtim të Fushë – Krujës është përplasur me një automjet tip “Audi” që lëvizte në drejtim të Vorës.

Në të dyja automjetet, kanë mbetur të lënduar disa persona të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet.

Lini një Përgjigje